KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Tiranë, dita e gjashtë: Të rinjtë kërcejnë para policisë, njëri gris certifikatën e Olimpiadës së Historisë

Protesta në Tiranë, dita e gjashtë: Të rinjtë kërcejnë para policisë, njëri gris certifikatën e Olimpiadës së Historisë

Sot (e diele) është dita e gjashtë e protestës së nisur nga studentët në Tiranë, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Edhe sot, protestuesit janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë parë të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe duke brohoritur për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.

Protesta e sotme ka nisur me një atmosferë ndryshe, pasi disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, përballë efektivëve të Policisë.

Njëri prej tyre u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj policisë, ndërsa u ka kërkuar edhe efektivëve që të veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe të shmangin përplasjet.

Në shenjë revolte, i riu ka grisur certifikatën që kishte marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë, duke e bërë këtë veprim pjesë të protestës së sotme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.