KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Protesta në Tiranë: 207 persona të lënduar, mes tyre edhe 17 kalimtarë

Protesta në Tiranë: 207 persona të lënduar, mes tyre edhe 17 kalimtarë

Gjatë protestave të zhvilluara në datat 13, 14, 15 dhe 16 tetor 2026, janë raportuar gjithsej 207 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në vend.

Sipas Top Channel, të dhënat e raportuara nga Spitali Universitar i Traumës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës, tregojnë se mes personave të dëmtuar përfshihen punonjës të Policisë, protestues dhe kalimtarë.

Sipas ndarjes sipas kategorive, nga 207 personat e dëmtuar, 132 janë punonjës të Policisë, 58 janë protestues dhe 17 janë kalimtarë.

Këto të dhëna pasqyrojnë numrin e personave të raportuar si të dëmtuar gjatë katër ditëve të protestave, bazuar në informacionin e administruar nga strukturat shëndetësore përkatëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.