KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Shqipëri, Vllahiu: Për më shumë se 10 vjet s’ka opozitë, ka riciklim politikanësh (VIDEO)

Protesta në Shqipëri, Vllahiu: Për më shumë se 10 vjet s’ka opozitë, ka riciklim politikanësh (VIDEO)

Gazetari Arbër Vllahiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur lidhur me gjendjen aktuale në Shqipëri, saktësisht për protestat që po zhvillohen atje.

Ai tha se në Shqipëri, ka më shumë se dhjetë vjet që nuk ka opozitë.

“Ajo që ka ndodhë në Shqipëri, le të jem i sinqertë, nuk ka opozitë, nuk ka pasë opozitë për më shumë se 10 vjet. Kemi riciklim të njerëzve prej 35 vjetëve në politikë, përfshirë edhe Edi Ramën, përfshirë posaçërisht Sali Berishën, pra kemi riciklim të grupit të politikanëve të vjetër”, ka thënë Vllahiu.

Kujtojmë se protesta e studentëve në Tiranë ka nisur me kërkesa për arsim cilësor, u përshkallëzua në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përfunduar me përplasje me policinë dhe dëme materiale, kryesisht nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit sulmuan me gurë institucione e objekte, dogjën kontejnerë dhe bllokuan rrugë, ndërsa tubime u mbajtën edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, raporton Klan Kosova.

Pavarësisht protestave dhe akuzave për korrupsion, kryeministri Rama deklaroi se nuk do të japë dorëheqje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.