KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Protesta kundër ligjit të ri për lojërat e fatit, të punësuarit thonë se mbi 10 mijë persona do të mbesin pa punë

Protesta kundër ligjit të ri për lojërat e fatit, të punësuarit thonë se mbi 10 mijë persona do të mbesin pa punë

Të punësuarit në bizneset e lojërave të fatit dolë sot sërish në protestë, duke kundërshtuar propozim-ligjin e ri që parashikon distancë prej 500 metrash të kazinove nga shkollat fillore dhe të mesme.

Ata paralajmërojnë se miratimi i ligjit do të sjellë humbjen e rreth 10 mijë vendeve të punës dhe, sipas tyre, mund të detyrojë mijëra punëtorë të largohen nga vendi për punë jashtë shtetit.

Ndërkohë, organizatat joqeveritare reagojnë duke paralajmëruar se ndryshimet ligjore mund të krijojnë rrezik për keqpërdorim të fondeve që vijnë nga lojërat e fatit dhe që janë të destinuara për kategori të rrezikuara sociale.

Sipas tyre, me propozimin e ri ndryshon mënyra e shpërndarjes së mjeteve dhe hiqet përfshirja direkte e disa organizatave si përfituese, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe standarde demokratike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.