KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta dhe vizita e zyrtarëve evropianë, vështirësohet qarkullimi në Prishtinë

Protesta dhe vizita e zyrtarëve evropianë, vështirësohet qarkullimi në Prishtinë

Drejtoria e Mobilitetit e Kryeqytetit ka njoftuar se në disa prej kryqëzimeve dhe akseve kryesore rrugore në Prishtinë ka ngarkesë të shtuar në komunikacion.

Sipas njoftimit, vështirësitë në qarkullim janë shkaktuar nga prania e Policisë së Kosovës në trafik, për shkak të protestës së paralajmëruar për sot dhe vizitës së përfaqësuesve evropianë në kryeqytet.

“Për këtë arsye, ka vështirësi dhe ngarkesë të shtuar në qarkullimin rrugor”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Mobilitetit.

Nga kjo drejtori u është bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin rrugor, udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të tregojnë kujdes e mirëkuptim gjatë lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Mobilitetit ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë këtyre ndryshimeve në qarkullim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.