KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Propozim unik mes peshkaqenëve, ajo përgjigjet “po”

Propozim unik mes peshkaqenëve, ajo përgjigjet “po”

Një britanik i propozoi për martesë të dashurës së tij në një mënyrë të pazakontë: nën ujë, mes peshkaqenëve.

James Walsh i bëri pyetjen e madhe Paige Cook në akuariumin e Skegness, në Lincolnshire, ndërsa të dy po merrnin pjesë në një eksperiencë zhytjeje me peshkaqenë.

Meqë peshkaqenët janë kafshët e preferuara të Paige, Walsh e kishte planifikuar surprizën prej kohësh dhe kishte bashkëpunuar me stafin e akuariumit.

Ata e ndanë çiftin nga pjesa tjetër e grupit dhe i dhanë Walsh një tabelë ku shkruhej: “A do të martohesh me mua?”

E emocionuar dhe e befasuar, Paige i dha atij shenjën “OK”, duke thënë kështu “po”, ndërsa më pas të dy u përqafuan nën ujë.

“Gjithmonë kam dashur të zhytem dhe të notoj me peshkaqenë. Pastaj ndodhi propozimi dhe harrova plotësisht se isha në një akuarium!”, tha Paige, duke e cilësuar atë si ditën më të mirë të jetës së saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.