KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pronarja ia ndaloi darkën e dytë, ndërsa ai sillet sikur të kishte ardhur fundi i botës

Pronarja ia ndaloi darkën e dytë, ndërsa ai sillet sikur të kishte ardhur fundi i botës

Bëhet fjalë për një mace që është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të reagimit të saj pasi kuptoi se nuk do të merrte një vakt tjetër ushqimi.

Macja fillimisht e shikon pronaren me kureshtje, por kur kupton se nuk do të ketë darkë të dytë, e ul kokën me trishtim dhe e shikon atë me sy të mëdhenj e të pikëlluar.

Pamjet kanë prekur zemrat e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët nuk i kanë kursyer komentet me humor dhe simpati për macen.

Disa komentues kanë shkruar se ajo meriton aq shumë ushqim sa dëshiron, ndërsa të tjerë kanë pranuar se nuk do të mund t’i rezistonin një shikimi të tillë dhe do t’i jepnin jo vetëm darkë, por edhe ëmbëlsirë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.