KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për të arratisurën Iva Mihailova

Prokuroria kërkon paraburgim për të arratisurën Iva Mihailova

Këtë mëngjes, 24 orë pasi e akuzuara dhe e arratisura, Iva Mihailova e cila tashmë po trajtohet në Spitalin Pirogov, u shfaq në televizionin bullgar, gjykata e Koçanit mori një njoftim nga Ministria e Brendshme se ajo nuk ndodhet në Koçan dhe se nuk është paraqitur në gjykatë sipas masave të urdhëruara për të siguruar praninë e saj. Në njoftimin drejtuar gjykatës së Koçanit nga Ministria e Brendshme thuhej se ajo nuk është gjetur në adresën në Koçan.

Kryetari i gjykatës së Koçanit, i cili është edhe gjykatës në rastin në të cilin akuzohet Mihailova, Spiro Borisov, thotë se në orën 9:40 të mëngjesit të sotëm, gjykata e Koçanit ka marrë njoftimin nga Ministria e Brendshme dhe ai menjëherë i është dërguar Prokurorisë Publike të Koçanit.

Prokuroria Publike e Koçanit duhet të bëjë një propozim për një masë ndoshta më të rreptë, pas së cilës gjykata do të duhet të vendosë. Pas marrjes së vendimit, lëshohet një urdhër arresti, sipas gjykatësit Borisov.

“Prokurori publik u njoftua nga gjykata këtë mëngjes, dhe një propozim për caktimin e një mase paraburgimi iu dorëzua menjëherë gjykatës”, thonë nga Prokuroria Publike.

Nga Prokuroria shtojnë se se gjykata mund të veprojë edhe sipas detyrës zyrtare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.