KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria jep detaje për rastin e ndalimit të Gani Gecit

Prokuroria jep detaje për rastin e ndalimit të Gani Gecit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë Gani Gecin, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmeti, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë Gani Geci, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari Geci dyshohet se e ka kanosur gazetarin Lirim Mehmeti për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij, transmeton Zeri.info.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar gazetari Mehmeti dhe i dyshuari, me qëllim të mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin.

Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave për procedurat e mëtejshme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe respektimin e lirisë së shprehjes. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.