KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria e Mitrovicës mbledh institucionet për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Prokuroria e Mitrovicës mbledh institucionet për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka mbajtur takim koordinues me akterët institucionalë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Takimi është udhëhequr nga prokurorja Fetije Bajrami, koordinatore për rastet kundër trafikimit me qenie njerëzore, së bashku me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Qendrës për Punë Sociale, hetues nga Stacionet Policore Jug dhe Veri, si dhe përfaqësues të Strehimores.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, trajtimin e rasteve konkrete, masat për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave.

Në fund, pjesëmarrësit u dakorduan që takimet koordinuese të vazhdojnë të mbahen rregullisht, me synim rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe reagimin më efikas ndaj rasteve të trafikimit me qenie njerëzore. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.