KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për parandalimin dhe përhapjen e shumë sëmundjeve të rrezikshme. Shkalla e mbulueshmërisë së imunizimit në Kosovë mbetet e lartë, ndërsa vaksinimi vazhdon të jetë mënyra më e sigurt për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Nga viti 2024, programi i imunizimit në Kosovë vlerësohet se ka shënuar përparime të rëndësishme, përfshirë integrimin e suksesshëm të vaksinave të reja në kalendarin e rregullt të vaksinimit.

“Vaksinimi i fëmijëve mbetet shtylla kryesore e shëndetit publik dhe një ndër ndërhyrjet më efektive për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse apo sëmundjet për të cilat i kemi vaksinat. Aktualisht, në kalendarin tonë i kemi 13 antigjene që janë në kalendar dhe i vaksinojmë fëmijët në vendin tonë. Është viti i tretë që ne i kemi përfshi edhe tri vaksinat e reja, atë kundër rotavirusit, pneumokokut dhe kundër Human Papilloma Virusit”, tha për RTK, Fetije Fetaj, drejtoreshë e Programit të Imunizimit, IKSHPK.

Edhe në kryeqytet, ky proces mundësohet në shumë njësi të vaksinimit. “Ju e dini që Prishtina i ka 33 njësi, përfshi QKMF-në, mirëpo ne vaksinimin e bëjmë në 15 njësi ose ambulanta të qendrave të mjekësisë familjare, të cilat janë të shpërndara jo vetëm në kryeqytet, por edhe në fshatra. Kurse, sa i përket orarit, sa i përket HPV-së dhe vaksinave të tjera, bëhet nga ora 7 deri në 19:00”, tha Valdet Hashani, drejtor në QKMF-së, Prishtinë.

Megjithatë, sfidë mbetet rënia e mbulueshmërisë me vaksinën kundër fruthit, shtytave dhe rubeolës, e cila rrit rrezikun për shpërthime të sëmundjeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.