Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku, ushtrues i detyrës së rektorit të USHAF-it, ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet dhe polemikat e fundit në Universitet.
Loku ka mohuar kategorikisht pretendimet se ka kërcënuar me mbylljen e Universitetit, duke i cilësuar si të pavërteta dhe duke kundërshtuar atribuimin e deklaratave që, sipas tij, nuk i ka bërë.
Ai theksoi se për më shumë se 15 vjet ka kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e USHAF-it, duke nënvizuar se angazhimi i tij ka qenë dhe mbetet në shërbim të institucionit dhe studentëve.
Në reagimin e tij, Loku bëri thirrje për qetësi, dialog dhe respektim të procedurave institucionale, ndërsa kërkoi që pretendimet e pavërteta ndaj tij të tërhiqen publikisht.
Ai paralajmëroi gjithashtu se për deklaratat shpifëse dhe keqpërdorimet e dokumentuara do t’u drejtohet organeve kompetente dhe rrugëve ligjore.
“USHAF-i është shtëpia jonë e përbashkët. Askush prej nesh nuk është mbi Universitetin”, përfundoi Loku.

