Mbeturinat vazhdojnë të qëndrojnë të pahequra në rrugën “Njazi Azemi” në Prishtinë, duke krijuar shqetësim te banorët e kësaj zone.
Në një fotografi të dërguar në adresën e Telegrafit, shihet se mbeturinat nuk janë larguar për rreth 10 ditë.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për pastrimin e hapësirës.
Sipas tyre, situata vazhdon prej ditësh, ndërsa mbeturinat e grumbulluara po dëmtojnë pamjen dhe pastërtinë e kësaj zone të kryeqytetit.
Banorët apelojnë për intervenim sa më të shpejtë dhe për mirëmbajtje të rregullt të hapësirës publike. /Telegrafi/
