KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Shërbimet e Microsoft, përfshirë sistemin e njohur të email-it Outlook, po përjetojnë probleme të shumta në të gjithë botën. Kjo u konfirmua nga vetë kompania në profilet e saj në mediat sociale, pas raportimeve të shumta për ndërprerje të shërbimit nga përdoruesit.

“Ndërsa punojmë për të zbutur ndikimin, mund të konfirmojmë se ky problem mund të ndikojë në lidhjen me shërbimet e Microsoft 365 për përdoruesit në çdo zonë gjeografike. Po hetojmë raportet e përdoruesve që kanë probleme me aksesin në kutitë e tyre postare të Exchange Online duke përdorur metoda të ndryshme lidhjeje në Amerikë. Kemi zbuluar se një pjesë e infrastrukturës po përjeton ngarkesë të lartë në disa rajone, gjë që mund të ndikojë në gabimet e lidhjes”, tha kompania për Microsoft. 

Dhe, ndërsa kompania po heton, jo vetëm që nuk mund të dërgoni ose merrni më email-e, por as nuk mund t’i qaseni atyre. Raportet po rriten me çdo minutë dhe është e rëndësishme të theksohet se nuk është vetëm Outlook që është jashtë funksionit, por të gjitha programet e Microsoft 365 si Teams dhe Copilot po përjetojnë keqfunksionime dhe të gjitha mjetet profesionale nuk janë aktualisht të disponueshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.