KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prizreni pastron dhe transformon një hapësirë në Novosellë

Prizreni pastron dhe transformon një hapësirë në Novosellë

Në kuadër të javës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me JICA-n dhe banorët e fshatit Novosellë, ka zhvilluar një aktivitet mjedisor në hyrje të fshatit.

Gjatë aktivitetit është pastruar një hapësirë e degraduar, e cila më pas është rregulluar me gjelbërim, fidane, ulëse dhe elemente të tjera rekreative.

Sipas Komunës, hapësira e transformuar synon të shërbejë si pikë turistike dhe hapësirë e gjelbër për pushim, në përshtatje me karakterin malor të Novosellës.

Komuna ka theksuar se aktiviteti përcjell mesazhin se kujdesi për mjedisin dhe hapësirat publike është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe komunitetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.