KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtinë: Shkoi në stacion policor për t’u ankuar për qiradhënësin, përfundon duke sulmuar dy policë

Prishtinë: Shkoi në stacion policor për t’u ankuar për qiradhënësin, përfundon duke sulmuar dy policë

Një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë, ku kishte shkuar për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën, më 12 tetor, rreth orës 12:50.

“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në stacion policor për të raportuar një mosmarrëveshje me një qiradhënës, ka shfaqur shenja të nervozës dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në QKUK, në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se intervistimi i tij pritet të bëhet në vijim, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.