KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka siguruar 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje, me qëllim të mbështetjes së tyre ekonomike dhe fuqizimit për një jetë të pavarur.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, i cili së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e punësimit të këtyre grave.

Nisma është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Prishtinës, udhëhequr nga Adelina Sahiti synon krijimin e mundësive konkrete për punësim dhe fuqizim ekonomik të grave që kanë përjetuar dhunë në familje.

Përmes kësaj marrëveshjeje, synohet që gratë viktima të dhunës të kenë më shumë mundësi për integrim në tregun e punës dhe ndërtimin e një jete të pavarur.

“Kryeqyteti Prishtina ju ka në mendje”!, ka shkruar Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.