Prishtina ka nderuar mbrëmjen e fundit të Grupit “Marigona”, në një koncert lamtumirës të mbajtur me respekt dhe mirënjohje për kontributin e këtij grupi ndër vite.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur vlerësimin e tij për këtë mbrëmje, duke thënë se qyteti i dha lamtumirën “Marigonës” ashtu siç e kanë merituar anëtarët e grupit.
“Mbrëmë, Prishtina i tha faleminderit Grupit “Marigona”, me respekt, dashni e mirënjohje. Ashtu siç i ka hije prishtinalive e siç e kanë meritu anëtarët e “Marigonës””, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se është i lumtur që si Kryeqyteti Prishtina kanë mbështetur koncertin lamtumirës të këtij grupi ikonik.
“Jam i lumtur që si Kryeqyteti Prishtina kemi mbështetur koncertin lamtumirës të këtij grupi ikonik”, ka deklaruar Rama.
Rama ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Rave Production, që organizoi këtë mbrëmje lamtumire, duke e cilësuar si një përmbyllje të denjë për një histori që e meritonte.
“Mirënjohje për Rave Production që e organizoi këtë mbrëmje lamtumire me dinjitet, për një histori që e meritonte një përmbyllje të tillë. Shëndet e suksese të mëtutjeshme për secilin. Faleminderit për emocionet ndër vite”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
