KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Prishtina Outdoor Festival po vjen, publikohet programi treditor i aktiviteteve

Prishtina Outdoor Festival po vjen, publikohet programi treditor i aktiviteteve

Organizatorët e Prishtina Outdoor Festival kanë bërë të ditur se regjistrimet për aktivitetet e festivalit janë hapur zyrtarisht, ndërsa është publikuar edhe programi i plotë i edicionit të këtij viti.

Festivali do të nisë të premten, më 19 qershor, me hapjen zyrtare në orën 16:00, e cila do të pasohet nga fjalime përshëndetëse, panairi i hapur, panele diskutimi dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe rekreative, përfshirë alpinizmin urban, rappelling-un, zip line dhe slack line.

Mbrëmja do të përmbyllet me muzikë dhe koktej në shesh.

Dita e dytë, më 20 qershor, do të nisë me aktivitete sportive në natyrë si vrapimi “Germia Park Run”, ecja nordike, yoga dhe kalërim, ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen edhe aktivitete si climbing, kayaking me pastrim të liqenit, orienteering, guidë kulturore e historike dhe kamping.

Programi i mbrëmjes përfshin zip line, muzikë live dhe eksplorim të qiellit të natës.

Ndërkohë, dita e tretë më 21 qershor do të përfshijë hiking në Majën e Sukës, çiklizëm, mbjellje drunjësh, shigjetari, paragliding dhe kamp trajnues për ndihmën e parë.

Aktivitetet përmbyllen me hiking në “Panorama Trail”, kinema në ambient të hapur dhe aktivitete të tjera në natyrë, ndërsa festivali do të mbyllet në mbrëmje.

Organizatorët theksojnë se festivali synon promovimin e aktiviteteve në natyrë, turizmit aktiv dhe ndërgjegjësimit mjedisor përmes një programi të gjerë sportiv, kulturor dhe edukativ. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.