Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2026, i njohur si POTTIT, rikthehet në Prishtinë si turneu më i madh ndërkombëtar i pingpongut në Kosovë. I organizuar nga KPP PRiPING, eventi mbledh sportistë nga vende të ndryshme dhe sjell garë cilësore për grupmosha të ndryshme.
Edicioni i vitit 2026 pritet të bëjë bashkë qindra sportistë nga mbi 20 shtete, duke promovuar pingpongun, turizmin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Përmes këtij turneu, Kosova prezantohet në arenën sportive evropiane dhe krijon hapësirë për sportistët vendorë të garojnë në një nivel më të lartë.
Detajet
Data: 27–30 gusht 2026
Koha: 10:00 – 20:00
Vendndodhja: Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë
Programi?
Programi i turneut përfshin gara për kategori të ndryshme dhe aktivitete gjatë disa ditëve.
Hapja zyrtare mbahet më 28 gusht në ora 10:00.
Programi kryesor:
- E premte: Junior U21 nga ora 10:00 dhe Veteranë nga ora 14:00
- E shtunë: Junior U13 nga ora 10:00 dhe Senior Group Phase nga ora 14:00
- E diel: Junior U17 nga ora 10:00 dhe Senior Knockout nga ora 14:00
- E diel, ora 20:00: finalja e seniorëve dhe mbyllja e aktivitetit
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të ndjekur nga afër gara të nivelit ndërkombëtar në pingpong
- Për të përjetuar atmosferën sportive me pjesëmarrës nga mbi 20 shtete
- Për të mbështetur sportistët vendorë dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare
- Për të krijuar kontakte me sportistë, trajnerë dhe mysafirë nga vende të ndryshme
- Për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë në një aktivitet sportiv dhe edukativ
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Biletat mund të merren në hyrje të eventit.
Çmimi i biletës nuk është publikuar.
Kontakt:
- 049 173 813
- kpp.priping@gmail.com
Facebook:
https://www.facebook.com/PrishtinaOpen
