KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Presidentja venezuelase takohet me Trumpin për herë të parë pas kapjes së Maduros

Presidentja venezuelase takohet me Trumpin për herë të parë pas kapjes së Maduros

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar për herë të parë me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, që nga operacioni amerikan në janar, gjatë të cilit u kap ish-presidenti Nicolás Maduro.

Takimi u zhvillua në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë një pritjeje të organizuar nga Trump, transmeton Telegrafi.

Në takim morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, si dhe Stephen Miller.

Rodríguez, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara që nga marrja e detyrës, pritet të mbajë fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Takimi vjen në një periudhë afrimi të ri mes Uashingtonit dhe Karakasit, veçanërisht në sektorët e energjisë, minierave dhe sigurisë. Rodríguez tha pas takimit se të dyja palët diskutuan forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në këto fusha.

Në fjalimin e tij në OKB, Trump e cilësoi Maduros si një “diktator jashtëligjor” dhe mbrojti ndërhyrjen amerikane në Venezuelë.

Ndërkohë, afrimi mes administratës Trump dhe qeverisë së përkohshme të Rodríguez ka shkaktuar reagime nga kundërshtarët e saj politikë.

Kritikët argumentojnë se Uashingtoni po i jep më shumë peshë marrëveshjeve për naftën dhe investimet, ndërsa presioni për zgjedhje të lira është zbehur.

Në Nju Jork, rreth 50 protestues u mblodhën jashtë selisë së OKB-së kundër pranisë së Rodríguez. Ata mbanin flamuj venezuelianë dhe pankarta me mesazhe kundër marrëveshjeve të naftës dhe qeverisë së përkohshme.

Vizita e Rodríguez në OKB shënon gjithashtu rikthimin e Venezuelës në skenën diplomatike ndërkombëtare, pas ndryshimit të madh në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara që pasoi kapjen dhe largimin nga pushteti të Maduros. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.