Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vend.
Presidenti zviceran u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Vilën “Vodno”.
Pas pritjes, u zhvillua një takim kokë më kokë mes dy presidentëve, ndërsa më pas vijoi edhe një takim plenar mes delegacionit të Maqedonisë dhe atij të Zvicrës.
Pas takimit plenar, Siljanovska-Davkova dhe Parmelin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së tij, presidenti zviceran do të vendosë kurorë në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.