KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Osmani në Selinë e Shenjtë, sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Presidentja Osmani në Selinë e Shenjtë, sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është për vizitë në Selinë e Shenjtë, ndërsa sot në ora 10:00 do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në njoftim tutje thuhet se në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.