Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të presë sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën 17:00, në kabinetin e Presidentes.
Mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pas përfundimit të tij do të publikohet një komunikatë për media.
Burimi: lajmi.net ↗

