Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka iniciuar rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend.
Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani, të cilat thanë se kjo është bërë pas kërkesës së sponsorizuesit të këtij ligji, Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK-ja njoftoin se ka vlerësuar që rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

