KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja bullgare i shkruan letër Justina Shiroka Pulës

Presidentja bullgare i shkruan letër Justina Shiroka Pulës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e saj, presidentja Iotova shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta, duke vlerësuar vizionin e Presidentes Shiroka Pula për të ardhmen e rajonit dhe vlerat e përbashkëta evropiane, të cilat, sipas saj, përforcojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Iotova ka potencuar rëndësinë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë konsolidimin e Kosovës, si shtet plotësisht të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, me perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.