KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidenti zviceran në Shkup: Zvicra i jep rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Presidenti zviceran në Shkup: Zvicra i jep rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Presidentin zviceran Guy Parmelin po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentët zhvilluan një takim tet-a-tet, pas së cilës pasoi një takim plenar i dy delegacioneve, ku në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe.

“Kushtet që lidhen me shkëmbimet ekonomike do të jenë temë qendrore e kësaj vizite. Në kuadër të takimi që sapo e kishim, nënvizuam rëndësinë e sundimit të ligjit, efikasitetin e institucioneve, stabilitetin dhe parashikueshmërinë. Zvicra i jep rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon është prioritet i politikës sonë të jashtme dhe jam i lumtur kur shoh që shtetet e këtij rajoni janë bërë më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Integrimi evropian mbetet faktor vendimtar për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Guy Parmelin, president i Zvicrës.

Ndërsa presidentja Siljanovska-Davkova, e falënderoi presidentin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të integrimit evropian të Maqedonisë, si dhe për donacionet e shumta dhe të vlefshme në fusha kyçe si sundimi i ligjit, forcimi i institucioneve demokratike dhe mbrojtja e burimeve natyrore.

Presidenti zviceran u takua edhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa pasdite me kryeministrin Hristijan Mickoski, në një takim mes biznesmenëve nga Zvicra dhe Maqedonia.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.