KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Presidenti iranian beson se do të dështojë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti iranian beson se do të dështojë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Bllokada amerikane ndaj Ngushticës së Hormuzit është “e destinuar të dështojë”, ka deklaruar presidenti i Iranit.

Komentet e Masoud Pezeshkian janë deklaratat më të fundit të ashpra nga Teherani, ndërsa vendi përpiqet të përballojë negociatat e ngecura që po vazhdojnë.

Ato u shoqëruan edhe me deklarata nga një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare, i cili tha se çdo sulm amerikan ndaj Iranit, edhe nëse është i kufizuar, do të sjellë “goditje të gjata dhe të dhimbshme” si kundërpërgjigje, shkruan skynews.

Këto janë deklarata që janë dëgjuar edhe më parë nga Irani, teksa kërcënon çdo përshkallëzim nga SHBA-ja.

Komandanti i Forcës Ajrore-Hapësinore, Majid Mousavi, citohet nga mediat iraniane të ketë thënë “kemi parë çfarë ndodhi me bazat tuaja rajonale, të njëjtën gjë do ta shohim të ndodhë edhe me anijet tuaja luftarake”.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje armëpushimi pa afat të caktuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.