KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidenti i Shqipërisë kalon transit në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

Presidenti i Shqipërisë kalon transit në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 8 korrik 2026, do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse policore për të garantuar sigurinë dhe rrjedhën e lirë të komunikacionit përgjatë itinerarit të lëvizjes së eskortës.

Për këtë arsye, gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore në disa segmente rrugore, nga Pika e Kalimit Kufitar në Vërmicë deri te Pika e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, si dhe në drejtimin e kundërt gjatë kthimit të presidentit.

Policia ka bërë të ditur se, varësisht nga situata, trafiku mund të riorientohet në rrugë alternative.

Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.