Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
Ai deklaroi se presidentja veprimet do t'i ndërmerr brenda afatit ligjor.
"Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, deklaroi Kupina për Klankosova.tv
Sot gjatë ditës kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin për dekretim shefes së shtetit.
Ndryshimet e këtij ligji u votuan nga deputetët më 6 tetor.
Burimi: klankosova.tv ↗

