KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Preniqi: Kërcënim nga ana ime nuk ka pasur, kam dhënë deklaratën para organeve të rendit

Preniqi: Kërcënim nga ana ime nuk ka pasur, kam dhënë deklaratën para organeve të rendit

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Obiliqit, Hajrullah Preniqi, ka reaguar lidhur me pretendimet e kryetarit të kësaj komune, Halil Thaçi, se është kërcënuar me jetë.

Në një deklaratë për Telegrafin, Preniqi ka thënë se është e vërtetë që kryetari i komunës e ka raportuar rastin, por ka mohuar se ndaj tij ka pasur ndonjë kërcënim nga ana e tij.

“Lidhur me rastin është e vërtetë që kryetari i komunës më ka raportuar gjoja për kërcënim, por në realitet kërcënim nga ana ime nuk ka pasur dhe nuk është e vërtetë për atë çfarë thotë ai”, ka deklaruar Preniqi.

Ai ka bërë të ditur se ka dhënë deklaratën e tij para organeve të rendit lidhur me rastin.

“Unë po ashtu kam dhënë deklaratën time para organeve të rendit”, ka thënë Preniqi.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, i cili ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga Preniqi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.