KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Prattipati në veri, bisedon për gjendjen aktuale me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë

​Prattipati në veri, bisedon për gjendjen aktuale me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë, njoftoi Ambasada.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-së tha bëri të ditur se në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin Miloviq e Leposavqiit për të diskutuar zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit.

“Ndërsa në Leposaviq, e Ngarkuara me Punë u takua me kryetarin Todiq për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe vizitoi Kantinën Lakiceviq për të dëgjuar nga pronarët e saj mbi rolin që luajnë bizneset në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e prosperitetit rajonal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.