Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen në frymën e baladave të lehta dhe emocionale.
Kënga shquhet për një melodi të qetë dhe një interpretim të ndjerë, ndërsa në tërësi dëgjohet si një këngë e punuar me kujdes dhe me një atmosferë intime.
Mazreku mban autorësinë e plotë të projektit, pasi muzika dhe teksti janë realizuar nga vet ai, ndërsa produksioni është bërë nga DuoBassRecords.
Këngës i ka dhënë ngjyrë edhe kitaristi Astrit Stafa, ndërsa videoklipi shoqërues është realizuar nga Molto Studio.
“Prapë nata erdhi” tashmë është publikuar dhe është i qasshëm për publikun në platformat muzikore, bashkë me videon zyrtare. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be