KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prangoset një person në Skenderaj, i gjenden substanca të dyshuara narkotike

Prangoset një person në Skenderaj, i gjenden substanca të dyshuara narkotike

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike në Skenderaj.

Gjatë kontrollit të detajuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë të dyshuar narkotike, dy pajisje të njohura si grinder, që dyshohet se përdoren për bluarjen e substancave narkotike, si dhe një thikë.

"Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu thuhet se i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.