KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Poshtërim i vërtetë për Putinin – Rusia dikur i shiste naftë Indisë, tani po përgatitet të blejë benzinë nga India

Poshtërim i vërtetë për Putinin – Rusia dikur i shiste naftë Indisë, tani po përgatitet të blejë benzinë nga India

Rusia, një nga eksportueset më të mëdha të energjisë në botë, po përgatitet të importojë benzinë nga India për shkak të problemeve të mëdha në sektorin e saj të përpunimit të naftës.

Sipas raportimeve, sulmet ndaj rafinerive ruse kanë shkaktuar rënie të ndjeshme të prodhimit të benzinës, i cili është ulur me rreth 25 për qind.

Në të njëjtën kohë, mungesa e karburantit në tregun e brendshëm ka arritur në rreth 20 për qind të kërkesës totale.

Situata ka krijuar një paradoks të pazakontë në tregun energjetik. Rusia vazhdon të eksportojë naftë të papërpunuar drejt Indisë, ndërsa rafineritë indiane e përpunojnë atë dhe më pas mund ta shesin benzinën e prodhuar sërish në tregun rus.

Analistët e shohin këtë zhvillim si një tregues të vështirësive me të cilat po përballet industria energjetike ruse pas dëmtimeve të infrastrukturës së saj të përpunimit.

Autoritetet ruse po shqyrtojnë importet si një mënyrë për të mbuluar mungesat në tregun vendas dhe për të shmangur çrregullime më të mëdha në furnizimin me karburante. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.