KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Portugalia priste pensionimin e Ronaldos pas Botërorit 2026

Portugalia priste pensionimin e Ronaldos pas Botërorit 2026

Federata Portugeze e Futbollit kishte parashikuar që Cristiano Ronaldo të tërhiqej nga kombëtarja pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, raporton Diario AS.

Sipas mediumit spanjoll, gjatë procesit të përzgjedhjes së pasuesit të Roberto Martinezit, Federata Portugeze u kishte bërë me dije shumicës së kandidatëve për postin e trajnerit se Ronaldo mund të mos rikthehej më në përfaqësuese pas Botërorit.

Megjithatë, mungesa e një vendimi të qartë nga 41-vjeçari për të ardhmen e tij bëri që trajneri Jorge Jesus ta përfshinte atë në listën e Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ronaldo tashmë është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi u largua nga grumbullimi i Portugalisë në mes të kampit, pas një përplasjeje me Jesusin lidhur me minutat e pakta të lojës.

Ky zhvillim ka rikthyer edhe më fuqishëm spekulimet se legjenda portugeze mund t’i japë fund karrierës me kombëtaren, veçanërisht pas episodit të fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.