Porto merr fitore të madhe ndaj Napolit, triumfon me katër gola.
Porto ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin me rezultat 4–1 në stadiumin “Estádio do Dragão”.
Skuadra portugeze kaloi në epërsi në minutën e 11-të me Jan Bednarekin, ndërsa Scott McTominay barazoi përkohësisht për Napolin në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Porto riktheu epërsinë me Gabri Veigën në minutën e 71-të, ndërsa Jakub Kiwior realizoi për 3–1 në minutën e 80-të. Samu Aghehowa vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 90-të nga pika e bardhë.
Burimi: klankosova.tv ↗

