Katër ditët e kaluara kaluan në shenjën e performancave kulmore, luksit dhe kënaqësisë së papërsëritshme në ngasje. Porsche Center Skopje organizoi me sukses edicionin e këtij viti të ngjarjes ekskluzive Porsche Road Show, e cila bashkoi një kombinim të përsosur të frymës sportive, teknologjisë inovative dhe peizazheve piktoreske.
Ngjarja u zhvillua gjatë katër ditëve, ku çdo ditë një grup prej 20 të ftuarish – përfaqësues të mediave, persona me ndikim në sferën digjitale (influencerë) dhe adhurues të markës – patën mundësinë unike për të testuar modelet më të reja dhe më të fuqishme të Porsche.
Karvani startoi nga Porsche Center Skopje, nga ku pjesëmarrësit përmes rrugës piktoreske për në Negotinë udhëtuan drejt destinacionit përfundimtar – kantina e verës “Lazar”. Pas ngasjes dinamike dhe shoqërimit në ambientin unik të kantinës, pjesëmarrësit u kthyen mbrapsht drejt Shkupit, duke përmbyllur kështu një përvojë të paharrueshme automobilistike.
Gjithsej 12 automjete ekskluzive treguan superioritetin e tyre në rrugë:
- 911 Turbo S Coupe dhe 911 Turbo S Cabriolet – Ikonat e Porsche që përcaktojnë performancën në pistë dhe në rrugë.
- Taycan Turbo S Cross Turismo dhe Taycan GTS – Shkëlqimi plotësisht elektrik që meçon se e ardhmja e makinave sportive është tashmë këtu.
- Cayenne Electric Turbo dhe Cayenne Electric Turbo Coupe – Era e re e modeleve SUV luksoze plotësisht elektrike.
- Cayenne S PHEV Black Edition dhe Cayenne PHEV Black Edition – Hibride të fuqishme në një edicion elegant dhe dominues.
- Panamera Turbo PHEV dhe Panamera Turbo S PHEV – Kombinim kulmor i komoditetit të limuzinës dhe fuqisë sportive hibride.
- Dy modele Macan GTS – Mjete SUV kompakte praktike, por jashtëzakonisht dinamike me karakterin e njohur GTS.
Gjatë të katër ditëve, 80 të ftuarit me karvanin përshkuan gjithsej 13.800 kilometra, duke testuar performancën e të gjitha sistemeve me motor: nga motorët klasikë me djegie të brendshme, përmes hibrideve të avancuara plug-in, e deri te modelet plotësisht elektrike BEV.
„Porsche Road Show është më shumë se një ngasje e zakonshme testuese – është një përvojë që përcjell vetë thelbin e markës Porsche. Jemi krenarë që përmes kësaj rruge, në shoqëri të mirë dhe nën kushte të përsosura, arritëm t’u mundësojmë mysafirëve tanë të ndiejnë nga afër fuqinë, precizitetin dhe emocioni që ofron secili nga këto 12 modele,“ deklaruan nga ekipi i Porsche Center Skopje.
telegrafi.com
Ngjarja konfirmoi edhe një herë pozicionet udhëheqëse të markës Porsche sa i përket inovacioneve, qëndrueshmërisë dhe përsosmërisë së pametë inxhinierike.