KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pollozhani: Ndërprerja e segmentit kyç të Korridorit 8 kërcënon funksionalitetin e tij strategjik

Pollozhani: Ndërprerja e segmentit kyç të Korridorit 8 kërcënon funksionalitetin e tij strategjik

Faton Pollozhani nga BDI vlerëson se deklarata e fundit e Hristijan Mickoski konfirmon shqetësimet e mëparshme lidhur me realizimin e Korridorit 8.

“Çështja nuk është më lokale, por thelbësisht strategjike. Ndërprerja ose mosrealizimi i një segmenti kyç e cenon funksionalitetin e të gjithë korridorit dhe vë në pikëpyetje rolin e tij si lidhje e rëndësishme infrastrukturore në rajon”, tha Pollozhani.

Ai kërkoi qartësi nga institucionet mbi statusin aktual të projektit, arsyet reale të ndryshimeve të mundshme dhe hapat konkretë për garantimin e vazhdimësisë së tij.

“Referencat ndaj UNESCO duhet të trajtohen seriozisht dhe transparent, por nuk duhet të shërbejnë si alibi për të justifikuar vendime që mund të cenojnë integritetin dhe qëllimin strategjik të korridorit”, shtoi Pollozhani.

Ai theksoi se në këtë fazë kërkohet përgjegjësi institucionale dhe qasje e qartë për një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe lidhshmërinë rajonale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.