KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia sqaron situatën në Llukar: Dy shoferë u gjobitën për bllokim të trafikut

Policia sqaron situatën në Llukar: Dy shoferë u gjobitën për bllokim të trafikut

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me angazhimin policor në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku sot është monitoruar qarkullimi rrugor për shkak të ceremonisë së varrimit të zhvilluar në zonë.

Sipas Policisë, qëllimi i angazhimit ka qenë sigurimi i një rrjedhe normale dhe të sigurt të trafikut në akset rrugore që çonin drejt zonës së ceremonisë.

Policia ka bërë të ditur se, përmes monitorimit dhe ridrejtimit të automjeteve, ngarkesa në trafik është zbutur ndjeshëm.

Megjithatë, dy drejtues automjetesh, sipas Policisë, me veprimet e tyre kanë shkaktuar pengesa serioze për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, duke krijuar bllokada.

Për këto dy raste, Policia ka shqiptuar njoftime për kundërvajtje trafiku, duke i konsideruar ato të domosdoshme për mundësimin e hapjes së rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se mbetet në shërbim të tyre për garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.