Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 283 tiketa trafiku, ndërsa ka regjistruar 31 aksidente trafiku gjatë periudhës së raportimit.
Sipas statistikave të publikuara në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga aksidentet e regjistruara, tetë kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 23 me dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar 14 persona, tetë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, një person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Në statistikat e raportit nuk figuron asnjë person në ndalim policor.
Burimi: dukagjini.com ↗

