KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia përdor topin e ujit për t’i shpërndarë protestuesit

Policia përdor topin e ujit për t’i shpërndarë protestuesit

Situata pranë Kuvendit të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një grup protestuesish kanë vazhduar të qëndrojnë në afërsi të objektit, duke hedhur mjete piroteknike në drejtim të zyrtarëve policorë.

Policia ka përdorur edhe topin e ujit në përpjekje për t’i shpërndarë protestuesit dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes që sjell ekipi i Telegrafit, disa protestues nuk u janë bindur urdhrave të Policisë, ndërsa janë dëgjuar duke i sharë dhe fyer zyrtarët policorë, si dhe duke hedhur mjete në drejtim të tyre.

Përreth objektit të Kuvendit vazhdon të ketë prani të shtuar të forcave policore, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në zonën përreth./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.