KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Policia nuk është pronë e Xhelalit e as e VV-së”, Musliu akuzon Sveçlën për ndërhyrje në punën e Policisë së Kosovës

“Policia nuk është pronë e Xhelalit e as e VV-së”, Musliu akuzon Sveçlën për ndërhyrje në punën e Policisë së Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e akuzuar për ndërhyrje në punën e Policisë së Kosovës.

Në “BlicInterview me Astrit Gashin”, Musliu tha se Sveçla është dashur të japë dorëheqje ose të shkarkohet, dhe në këtë mënyrë Policia e Kosovës të mund t’i kryejë detyrat e saj pa ndërhyrje.

“Shumë më e lehtë ka qenë që të japë dorëheqje apo të shkarkohet Xhelal Sveçla dhe t’i lërë policinë të kryenin detyrat e veta. Xhelal Sveçla bën ndërhyrje të tmerrshme në punën e Policisë së Kosovës”, deklaroi Musliu.

Ajo theksoi se Policia e Kosovës nuk duhet të trajtohet si pronë e ministrit Sveçla apo e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Duhet t’i bëhet e qartë Xhelal Sveçlës që Policia e Kosovës nuk është pronë as e Xhelalit e as e Vetëvendosjes”, shtoi deputetja e PDK-së./GazetaBlic

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.