KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia njofton ndërprerje të përkohshëm të qarkullimit në disa segmente, shkak udhëtimi i kryeministrit maqedon

Policia njofton ndërprerje të përkohshëm të qarkullimit në disa segmente, shkak udhëtimi i kryeministrit maqedon

Policia e Kosovës ka njoftuar se, nga pika kufitare Hani i Elezit e deri në dalje të Vermicës, trafiku do të ndërpritet përkohësisht.

Kjo për shkak të qarkullimit transit që do të bëjë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik” thuhet në raportin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Për shkak të kalimit transit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Hristijan Mickoski, me datat 21 dhe 22 tetor 2026, nëpër territorin e Republikës së Kosovës, Policia sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, hyrja në Republikën e Kosovës nga pika kufitare Hani i Elezit, deri në dalje në Vermicë, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.