KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në rajonin e Gjilanit shqiptoi 1,764 gjoba për një javë, 51 shoferëve iu ndalua drejtimi

Policia në rajonin e Gjilanit shqiptoi 1,764 gjoba për një javë, 51 shoferëve iu ndalua drejtimi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar 1,764 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 25 shtator – 1 tetor 2026.

Sipas Policisë, aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 19 aksidente me persona të lënduar.

Po ashtu, janë shqiptuar 63 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 74 gjoba janë shqiptuar për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Ndërkohë, 51 ngasësve u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve që të mos ndalojnë apo parkojnë automjetet në trotuare.

“Trotuari u takon këmbësorëve, fëmijëve dhe të moshuarve. Mos u bëj shkaktar i rrezikimit të jetës së tyre”, thuhet në thirrjen e policisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.