KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Prizren nis mbikëqyrjen e trafikut me dronë

Policia në Prizren nis mbikëqyrjen e trafikut me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka nisur kontrollin e qarkullimit të automjeteve edhe përmes dronëve policorë, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës, ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të planit operativ “Tejkalimet e palejuara, shpejtësia dhe telefoni”, i cili synon parandalimin dhe uljen e numrit të aksidenteve me lëndime të rënda, veçanërisht të aksidenteve me fatalitet.

Në kuadër të këtij plani janë shtuar edhe pikat e kontrollit në rrugë, ndërsa në zonat me rrezikshmëri më të lartë, në intervale të caktuara kohore, policia po përdor dronë për monitorimin e trafikut.

Përmes tyre po mbikëqyren, ndër të tjera, tejkalimet e palejuara në vijë të plotë dhe krijimi i kolonave të automjeteve.

Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.