KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Pejë shqipton 375 gjoba ndaj motoçiklistëve gjatë gushtit

Policia në Pejë shqipton 375 gjoba ndaj motoçiklistëve gjatë gushtit

Policia Rajonale në Pejë ka shqiptuar 375 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave gjatë periudhës 1–23 gusht 2026.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësiti i Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë kanë realizuar aktivitete operative me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rregullimit të komunikacionit.

Gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa patentë shofer, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitetet në terren, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, derisa Policia do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të motoçikletave dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.