KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Gjilan shton kontrollet ndaj motoçiklistëve, mbi 160 mjete të konfiskuara

Policia në Gjilan shton kontrollet ndaj motoçiklistëve, mbi 160 mjete të konfiskuara

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Gjilan, ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motoçikletave, skuterëve dhe trotineteve, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Sipas një komunikate për media, këto kontrolle janë pjesë e planifikimeve operative dhe po zhvillohen në gjithë zonën e përgjegjësisë së rajonit të Gjilanit.

Gjatë periudhës nga 1 prilli deri më 30 prill 2026, janë evidentuar një numër i madh shkeljesh dhe janë shqiptuar qindra gjoba.

Policia bën të ditur se “janë shqiptuar 95 gjoba për drejtim të këtyre mjeteve pa patentë shoferi përkatës, 149 gjoba për mjete pa regjistrim dhe 65 gjoba për drejtim pa helmetë gjatë ngasjes së motoçikletës”.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe “161 motoçikleta janë përjashtuar nga trafiku (konfiskuar), ndërsa janë shqiptuar 75 gjoba për drejtuesit e trotineteve dhe 113 gjoba për masa të tjera konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor”.

Autoritetet policore theksojnë rëndësinë e respektimit të rregullave në komunikacion, duke nënvizuar se “drejtimi i motoçikletave dhe mjeteve të ngjashme me dokumente valide dhe duke respektuar normat ligjore në fuqi, nënkupton shpëtimin e jetës për vete dhe të tjerët”.

Në fund, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.