Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar sot në Zubin Potok, për të cilin më herët njoftoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në Facebook, Policia bëri të ditur se zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale është arritur falë bashkëpunimit me qytetarët.
Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar:
1 pushkë Zastava M59
3 fishekë 7.62 mm
165 fishekë 7.92 mm
Uniformë ushtarake me logo të shtetit të Serbisë.
Rasti II
Më datë 18.04.2026, njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarët kanë pranuar informacion se në të njejtin fshat në një lokacion tjetër mund të ketë mjete ilegale.
Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar:
1 zollë
2 trombllona
2 granata dore M75
2 armë AK-47
9 karikator
90 fishekë për armë të gjatë
79 fishekë 11.53 mm
2 thika taktike
3 fishekë.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këto raste nuk ka persona të arrestuar. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192”, thotë Policia.