KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia me aksione të përforcuara, mbi 1500 shkelje nga drejtuesit e motoçikletave, mopedëve dhe trotinetëve elektrikë

Policia me aksione të përforcuara, mbi 1500 shkelje nga drejtuesit e motoçikletave, mopedëve dhe trotinetëve elektrikë

MPB Maqedoni njofton se në kuadër të zbatimit të masave parandaluese dhe represive, si dhe kontrolleve të fokusuara në zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e biçikletave, biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë, në të gjithë territorin e shtetit u realizuan 246 kontrolle dhe 58 aktivitete parandaluese.

Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithsej 1.594 shkelje, prej të cilave 1.417 u kryen nga drejtues të biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikletave dhe katërçikletave, 174 shkelje nga drejtues të trotinetëve elektrikë dhe tri shkelje nga drejtues të biçikletave.

“Shkeljet më të shpeshta te drejtuesit e mopedëve, motoçikletave, triçikletave dhe katërçikletave ishin: mosmbajtja e helmetës mbrojtëse gjatë vozitjes – 962 shkelje, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit – 145 shkelje dhe drejtimi pa leje përkatëse – 70 shkelje. Në kuadër të masave të ndërmarra, janë konfiskuar 41 motoçikleta”.

“Te drejtuesit e trotinetëve elektrikë, më së shpeshti u konstatuan shkelje për shkak të mosshfrytëzimit të shtegut për biçikleta, korsisë për biçikleta, trotuarit ose sipërfaqeve të tjera të dedikuara për lëvizjen e këmbësorëve (neni 103-a paragrafi 1) – 63 shkelje, heqjes së duarve nga timoni, kapjes pas një mjeti tjetër, transportimit, tërheqjes ose shtyrjes së objekteve, si dhe përdorimit të pajisjeve elektronike gjatë drejtimit (neni 103-b paragrafi 1) – 17 shkelje, lëvizjes në sipërfaqe rrugore ku nuk lejohet qarkullimi me trotinet elektrik (neni 103-a paragrafi 5) – 15 shkelje dhe drejtimit nga persona nën moshën 14-vjeçare (neni 103-v paragrafi 1) – 14 shkelje. Në kuadër të masave të ndërmarra, 10 drejtues të trotinetëve elektrikë janë paralajmëruar me shkrim”.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe uljen e numrit të aksidenteve në të”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.